‘Vallja e Yjeve’, gërshetimi i letërsisë së Lasgushit me muzikën klasike

29 Korrik 2022 | 12:15

“Vallja e Yjeve” do do të gërshëtojë letërsinë lasgushiane dhe muzikën klasike për 4 netë me radhë në qytetin liqenor të Pogradecit.

“Festivali Vallja e Yjeve që ka startuar sot do të zhvillohet për 4 net me radhë në odeonin e qytetit, do të ketë një larmi aktivitetesh. Duke nisur që sot i cili ishte aktivitet me muzikë klasike me pianisten e njohur Dhurata Laze që vjen ekskluzivisht për këtë festival dhe me një kuartet harqesh, nesër do jetë mbrëmje midis muzikës klasike dhe moderne dhe letërsisë Lasgushiane, sepse është ndërthurje”, u shpreh violinisti Eritan Kamolli.

Pianistia e cila hapi siparin e këtij festivali tregon ndjenjat e veçanta që i fali publiku artdashës pogradecar.

“Unë jam shumë e apasionuar pas poezive të Lasgushit dhe ky festival që quhet i tillë, kemi 4 koncerte, sot e nis vetë me recital. Është një nga koncertet më të bukura, më poetike, i përshtatet liqenit, Lasgushit, Pogradecit që është shumë romantik. Pata një pritje shumë të ngrohtë e jam shumë e lumtur”, tha ajo.

Vlerësim për imazhin e babait të saj e ka cilësuar këtë festival e bija e poetit të madh, Lasgush Poradeci.

” është nje festival që tregon se vlerat nuk do vdesin kurrë. Sekonda 29 im at është një gjeni dhe gjeniu është ai që nëpërkëmb çdo interes, sidomos ato materiale. Gjeniu është ai që i beson perhumberisht asaj që krijon e sot që promovohet im at pas kaq shumë vitesh tregon se vlerat nuk vdesin”, theksoi Maria Gusho.

Ky është koncerti i parë i këtij lloji në juglindje, ndërkohë që Odeoni i qytetit është kthyer në një destination turistik edhe falë aktiviteteve kulturore e artistike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026