BE reagon mbi deklaratën e Thaçit: Mbajtëm shënim lajmërimin
Komisioni Evropian dhe zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së nuk kanë preferuar të komentojnë mbi vendimin e Presidentit Hashim Thaçi për të mos e dhënë dorëheqjen deri në konfirmimin nga Gjykata Speciale e aktakuzava të ngritura ndaj tij, ndërsa kanë theksuar rëndësinë e mbështetjes së punës së Zyrës së Specializuar të Prokurorisë dhe Dhomës së specializuar.
“Në lidhje me fjalimin e z. Thaçi, ne nuk komentojmë mbi veprimet e Zyrës së Specializuar të Prokurorisë dhe të Dhomës së specializuar. Është absolutisht thelbësore mbështetja e plotë e Zyrës së Specializuar të Prokurorisë dhe Dhomës së Specializuar, dhe ne e kemi mbajtur shënim lajmërimin e Presidentit Thaçi”, tha Virginie Battu-Henriksson.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian ka nënvizuar se, mbështetja e punës së këtyre institucioneve lidhet me rrugëtimin evropian të BE-së dhe respektimin e përparësisë së shtetit të së drejtës. Për dialogun u theksua se, nuk i takon BE-së të caktojë bashkëbiseduesit që ndërmjetëson dhe theksoi sërish qëndrimin e fundit të BE-së për rinisjen e shpejtë të dialogut.
“Në lidhje me dialogun, më lini të kujtoj që ne presim që autoritetet e Kosovës të vijojnë të mbajnë angazhimet e tyre për rendin ligjor, dhe kur flasim për bashkëbiseduesit, nuk i takon BE-së t’i zgjedhë ata, por i takon vetë Kosovës dhe autoriteteve të saj të vendosë se si përfaqësohen më mirë interesat e saj”, u shpreh zëdhënësja.
BE po nxit për rinisjen e shpejtë të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës që në muajin korrik, ndërkohë që një Samit në Paris nën udhëheqjen e Presidentit Macron dhe Kancelares Merkel mund të mbahet në datë 10 Korrik.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania