Kuvendi fut në procedurë ndryshimin e Kushtetutës

30 Qershor 2020 | 14:42

Gjatë gjithë muajt korrik Kuvendi do të shqyrtojë nismën për ndryshimin e Kushtetutës. Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit për Legjislacionin së bashku me Komisionin e Ligjeve që inicioi zyrtarisht fillimin e punës për ndryshimin e kushtetutës në bazë të kërkesës së bërë nga opozita parlamentare për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Tre janë ndryshimet që kërkon opozita parlamentare, hapja e listave, heqja e koalicioneve parazgjedhore dhe rritjen e pragut 5% në rang kombëtar për të marrë mandat deputeti, por për këtë të fundit palët duket se bënë lëshimet e para pa nisur ende shqyrtimi.

Sinkron Murrizi: Pragu elektoral nuk është i sanksionuar në Kushtetutë do të kërkojë me përgjegjësitë e të gjithë deputetëve kolegë të mi të Komisionit të ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit të shihet në funksion të pragjeve elektorale që kanë vendet e Bashkimit Evropian. 5% është një prag i lartë.

Për të joshur maxhorancën, opozita parlamentare pati edhe një ofertë, miratimin e të gjitha rekomandimeve të ODIHR duke përfshirë edhe depolitizimin e administratës, kërkesë e kahershme e socialistëve por që u refuzua në këshillin politik.

“Për ta hapur rishikim e kësaj kushtetute që nuk është as herezi as ndonjë qamet i madh, kjo kushtetutë pasi të kalojë në parlament do ti hap rrugë Kodit Zgjedhor. Shpreh dakordësinë time që në Kodin Zgjedhor të votojë absolutisht 100% rekomandimet e OSBEODIHR të cilat janë të lëna në harresë”, u shpreh Murrizi.

Gramoz Ruçi e drejtoi mbledhjen në mënyrë protokollare ashtu siç ka bërë gjatë tri viteve në drejtimin e Kuvendit dhe kërkoi angazhim maksimal

“I urojë punë të mbarë Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit dhe seriozitetin dhe angazhimin maksiamal që të gjitha këto që vendosëm sot të bëhen siç duhet pasi rëndësia e nismës është shumë e madhe pasi kemi të bëjmë me ndryshime kushtetuese”, tha drejtuesi i Kuvendit.

Puna për ndryshimet kushtetuese do të vijoi sërish nesër e për të ndaluar në 30 korrik, ditë në të cilën është parashikuar edhe votimit në parlament ku do të shihet nëse socialistët dhe opozitarët rebel do të bashkojnë kartonët për të ndryshuar sistemin zgjedhor apo kjo çështje do të jetë thjeshtë formale në procedurat parlamentare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026