Ish-deputeti boshnjak dënohet me tre vjet burg për korrupsion
Një gjykatë në Sarajevë ka dënuar Amir Zukiçin, ish-zyrtar i lartë i partisë në pushtet, me tre vjet burgim për korrupsion.
Zukiç, ish-deputet i shtetit dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë për Veprim Demokratik (SDA), parti e cila është aktualisht në pushtet, u shpall fajtor për ryshfet dhe përdorim të lidhjeve politike për t’u dhënë punë disa njerëzve në institucionet shtetërore në vitin 2016, shkruan REL.
Departamenti amerikan i Shtetit në vitin 2020 ia ndaloi Zukiçit hyrjen në Shtetet e Bashkuara për, siç thuhet, përfshirje në korrupsion të rëndë.
Gjykata e Sarajevës dënoi më 29 korrik edhe katër persona të tjerë me burgim deri në gjashtë, ndërsa liroi të tjerë.
Safet Bibiç u dënua me gjashtë vjet burgim, Senad Trako me një vit e gjysmë, Ramiz Karavdiç me dy vjet dhe Esad Xhananoviç me tri vjet.
Ndërsa Nexhad Trako dhe Asim Sarajliç, i cili gjithashtu është në listën e SHBA-së për korrupsion, u liruan nga akuzat.
Vendimet e gjykatës mund të apelohen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Raporti i DASH: Shqipëria s’përmbush standardet për eliminimin e trafikimit
- VIDEO | Deputeti maqedonas i vendos pankartën ‘Jo’ Presidentes së KE-së
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit