Bayern paguan 45 milionë euro, Sané largohet nga Manchester City
Duke nisur nga sezoni i ardhshëm Leroy Sané do të jetë futbollist i Bayernit të Mynihut. Bavarezët kanë arritur marrëveshjen me Manchester City-in, teksa do të paguajnë 45 milionë euro për shërbimet e lojtarit.
Sané ka nënshkruar një marrëveshje 5-vjeçare me bavarezët, pasi gjermani refuzoi të nënshkruante marrëveshje të re me skuadrën e Pep Guardiolës.
Sulmuesi i krahut të majtë u soll në Angli në vitin 2016, kur asokohe Guardiola e kërkoi me ngulm nga Schalke 04, klub me të cilin kishte debutuar duke ardhur nga akademia.
Tridhjetë milionë euro ishte shuma që anglezët paguan asokohe, mirëpo lidhja e fortë e fillimit, trajner-lojtar, nuk zgjati shumë kjo edhe për shkak të lëndimeve.
Pas 135 ndeshjesh ku shënoi 39 gola dhe shërbeu 45 asiste, 24 vjeçari vuajti një lëndim serioz siç është lëndimi i ligamentit kryqëzor të gjurit.
Gjatë këtij sezoni ai u pa vetëm një herë në fushë, saktësisht vetëm 11 minuta kundër Burnley-it një javë më parë.
Në krahun e majtë të sulmit City ka titullar të palëvizshëm Raheem Sterlingun, ndërsa herë pas here ka aktivizuar atje edhe Gabriel Jesusin apo Bernardo Silvan, lojtarë të cilët përgjithësisht luajnë në krahun e djathtë ose në qendër të sulmit.
Edhe te Bayerni Sané duket se do të duhet të punojë shumë për të merituar vendin e titullarit, pasi krahu i majtë atje diskutohet nga dyshja Ivan Perisic dhe Kingsley Coman.
Lexoni gjithashtu:
La Liga dhe Serie-A, Atletico ndal Barcelonën, Juventus rinis marshimin në krye
Clemens Tönnies dorëhiqet si president i Schalke 04
Kupa e Afrikës shtyhet për në vitin 2022, anulohet formati i vajzave
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet