Serbia cilëson ferr vendimin e qeverisë së Kosovës, reagon Besnik Bislimi

30 Korrik 2022 | 16:35

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar sa i takon vendimit të qeverisë  për pajisjen e qytetarëve serb me një dokument të posaçëm kur hyjnë në Kosovë.

Sipas tij reagimi i Serbisë për këtë vendim është “ilustrim i përsosur i frikësimit si strategjia kryesore e qeverisë”.

“Mbiprodhimi i artikujve të tillë të sponsorizuar nga qeveria në mediat serbe, është një ilustrim i përsosur i frikësimit si strategjia kryesore e qeverisë në shfrytëzimin e turpshëm mediatik për përhapjen e panikut dhe promovimin e “akteve heroike” të udhëheqjes shtetërore,” – shkroi ai në Twitter.

Më herët ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviç tha: “Është konstatuar shqetësimi serioz për faktin se pala shqiptare ka thënë sa më qartë, është duke përgatitur ferrin në ditët në vijim”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është drejtuar serbëve përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe për dy vendimet qeveritare që do të hyjnë në fuqi nga e hëna, e që ka të bëjë me reciprocitetin e letërnjoftimeve dhe për regjistrimin e automjeteve me targa të Kosovës.

Kurti ka thënë se institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike dhe zyrtarët shtetërorë janë të përkushtuar që bashkërisht me serbët ta fillojnë dhe zhvillojnë këtë proces me sukses.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se me këto dy vendime synohet që të mbrohen të drejtat e qytetarëve nga veprimet diskriminuese të shtetit serb.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026