Kupa e Afrikës shtyhet për në vitin 2022, anulohet formati i vajzave
Drejtuesit e Konfederatës Afrikane të Futbollit kanë vendosur që Kupa e Afrikës të shtyhet me një vit, ndërsa edicioni për vajzat të anulohet krejtësisht.
Vendimi u mor në mënyrë që t’i jepet më shumë kohë organizimit dhe zhvillimit të ndeshjeve kualifikuese, ndeshje të cilat u pezulluan për shkak të pandemisë botërore të COVID-19, pandemi e cila bëri të pamundur lëvizjen dhe po kështu aktivitetin.
Kupa e Kombeve të Afrikës ishte parashikuar të zhvillohej janarin e vitit 2021 në Kamerun, mirëpo me vendimin e ri ky organizim pritet të bëhet në vitin 2022.
Po në vitin 2022 zhvillohet edhe Kupa e Botës në Katar. Hera e fundit që Kupa e Afrikës përkonte me të njëjtin vit të një botërori ishte viti 2010.
Tre vite më vonë drejtuesit e konfederatës afrikane vendosën ta kthenin edicionin në vite teke në mënyrë që përfaqësueset afrikane të mos ndikoheshin shumë nga pjesëmarrja në dy kompeticione madhore brenda një viti.
Organizimet e futbollit kontinental në Afrikë, një ndër kontinentet më të nxehta në planet, kanë hasur gjithmonë vështirësi. Vitin e shkuar, Kupa e Botës u shty për t’u luajtur në verë, pas ankesave të shumta të klubeve për largimin e lojtarëve të tyre për një periudhë të gjatë në muajin janar.
Formati për vajza i Kupës së Afrikës u vendos të anulohej, pasi konfederata e kishte të vështirë të riniste disktuimet për një vend organizator, ndërsa asnjë ndeshje kualifikuese nuk ishte zhvilluar.
Lexoni gjithashtu:
Bayern paguan 45 milionë euro, Sané largohet nga Manchester City
La Liga dhe Serie-A, Atletico ndal Barcelonën, Juventus rinis marshimin në krye
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet