Gjermania merr sot presidencën e radhës së BE-së

1 Korrik 2020 | 07:04

Gjermania mori sot kryesimin e Bashkimit Evropian për 6 muajt në vijim. Buxheti i ardhshëm për rimëkëmbjen e ekonomisë së BE-së dhe Brexit do të jenë çështjet kyçe të presidencës gjermane. Por vëmendja e tyre do të jetë edhe tek Ballkani Perëndimor, për vendet e të cilit në programin e presidencës thuhet se BE ka përgjegjësi të veçantë.

“Ne po bëjmë thirrje për një perspektivë të besueshme të anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. Afrimi i tyre më pranë Bashkimit Evropian është njësoj në interesin e Ballkanit Perëndimor dhe në interesin strategjik të vetë BE-së”, nënvizohet në programin e presidencës gjermane, në pjesën e projekteve të tjera kyçe të presidencës.

“Në këtë kuadër, ne po mbështesim në mënyrë aktive negociatatat e anëtarësimit që vijojnë me Serbinë dhe Malin e Zi, dhe po përgatitemi për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet hartimit të kuadrit negociues për këto dy vende, duke marrë parasysh metodologjinë e re të zgjerimit”, përmbyllet shkurt në program pjesa për Ballkanin.

Ndërkohë, në Bruksel, një diplomat i lartë gjerman rrëfeu një ditë më parë se me gjithë vullnetin e mirë të Presidencës për të organizuar konferencat e para të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti, për këtë nuk mund të ketë garanci, dhe kujtoi që vendimet në Këshill kërkojnë unanimitet. E ndërsa për Maqedoninë sipas tij do të jetë me e lehtë, për Shqipërinë kjo do të varet edhe nga plotësimi i përparësive të njohura.

Në lidhje me çështjen e shumë-pritur të liberalizimit të vizave me Kosovën, i njëjti diplomat i lartë gjerman përsëriti se kjo çështje është bllokuar gjatë nga mungesa e shumicës së cilësuar të votave që kërkohen në këshillin e BE-së. Ai deklaroi se Gjermania do të punojë me të gjitha vendet gjatë kryesimit të saj për ta vënë në axhendë këtë çështje, por kjo do të ndodhë vetëm nëse do të jetë krijuar shumica e duhur për një vendim të tillë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026