Meta në dosjen e ish-Sigurimit dhe përplasjet me Ramën | 5 zhvillimet e javës

31 Korrik 2022 | 10:00
  • Zbardhet shkresa, Ilir Meta pjesë e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit

Ish presidenti Ilir Meta është politikani i lartë me inicialet I.M që figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve e përmend atë me emër dhe mbiemër në dokumentin që i drejtoi Kuvendit ku i kërkon gjithashtu të ndryshojë ligjin, pasi sipas tij nuk mund të verifikohen figurat politike të verifikuara një herë nga komisioni Mezini e Bezhani.

Meta si politikan i hershëm, ka certifikatë pastërtie, por nëse do të verifikohej prapë, thuhet në dokumentin drejtuar kuvendit, rezultati do të ishte ndryshe.

Lexoni për më shumë: Zbardhet shkresa, Ilir Meta pjesë e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit

Ilir Meta
  • Meta po sulmon dhe shantazhon Autoritetin e Dosjeve, pretendon Rama

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me debatin për dosjet e bashkëpunëtorit të ish-sigurimit të shtetit me inicialet I.M, për të cilin Autoriteti i Dosjeve pretendon se është ish-presidenti, Ilir Meta.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Rama akuzon Metën se po e shantazhon kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, ndërsa Sali Berishën e cilëson si nismëtarin e kësaj ngatërrese.

Lexoni për më shumë: Meta po sulmon dhe shantazhon Autoritetin e Dosjeve, pretendon Rama

Kryeministri Edi Rama
  • ‘S’ka lidhje me Ilir Metën’, Berisha tregon cili është personi me inicialet I.M

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka keqpërdorur Shërbimin Informativ dhe Autoritetin e Dosjeve, për të sulmuar ish-presidentin Ilir Meta.

Berisha u shpreh se personi me inicialet I.M, për të cilin i është dërguar një e-mail Aurotitetit të Dosjeve, me pretendimin se ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit, është Ilir Murati.

Lexoni për më shumë: ‘S’ka lidhje me Ilir Metën’, Berisha tregon cili është personi me inicialet I.M

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha
  • Sot mund të hasni vështirësi në faqet zyrtare online, njofton AKSHI

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njofton se qytetarët mund të hasinin vështirësi të shtunën në faqet zyrtare online, për shkak se do të bëhet një operacion për mirëmbajtjen e sistemeve.

AKSHI nënvizoi se mund të kishte probleme gjatë orarit 14:00 deri në 23:59 të ditës së sotme, pasi po punohet për pasoja e sulmit kibernetik.

Lexoni për më shumë: Sot mund të hasni vështirësi në faqet zyrtare online, njofton AKSHI

AKSHI
  • Balluku jep detaje nga sulmi kibernetik: Po bashkëpunojmë ngushtë me FBI

Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Linda Karçanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin, në një deklaratë për mediat ka dhënë informacione lidhur me sulmet kibernetike që goditën disa websaite shtetërore.

Balluku tha se 98% e Shërbimeve online të institucioneve janë kthyer në funksion pas sulmit dhe për të ndaluar sulme të tilla në të ardhmen, qeveria po bashkëpunon me kompaninë Mikrosoft dhe FBI-në amerikane.

Lexoni për më shumë: Balluku jep detaje nga sulmi kibernetik: Po bashkëpunojmë ngushtë me FBI

Belinda Balluku, zv.kryeministre
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës

Andon Lapa Hotel & Spa është një destinacion premium që kombinon komoditetin modern, shërbimet cilësore dhe mikpritjen tradicionale shqiptare, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme...
14:40 | 29/06/2026

Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori

Është bërë e mundur brenda pak minutash kapja e autorit 24-vjeçar i cili la të plagosur në këmbë një 35-vjeçar. Autori është identifikuar si Nikolla...
14:17 | 29/06/2026

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin

U inaugurua këtë të hënë Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, kreu i...
14:08 | 29/06/2026