Estrada zbret në shesh, aktorët vlonjatë më pranë publikut gjatë sezonit veror

31 Korrik 2022 | 14:46

Shfaqjet në sheshet e qytetit gjatë sezonit turistik, janë një traditë e nisur prej vitesh nga Estrada Profesioniste e Vlorës.

Një program i përzgjedhur artistik me humor, parodi, këngë dhe kërcime nga repertori më i mirë i aktorëve të teatrit “Petro Marko”, mbrëmjeve të verës vjen më afër pushuesve dhe spektatorit artdashës.

Për artistët,emocioni që ndajnë me publikun mbetet gjithmonë kënaqësia më e madhe.

“Ështe një traditë shumë e bukur e teatrit, e estradës së Vlorës. Ka shumë vite, nga 97-ta e ketëj, më erdhi mirë që u ringjallën këto lloj koncertesh. Ju e shikoni vetë interesimin e jashtëzakonshëm. Gjithë pushuesit më duket sikur e ndjejmë kënaqësinë e tyre, shkëmbimet reciproke janë shumë domethënëse. Unë si artist e ndjej, jam shumë i lumturuar kur të gjithë kënaqen”, thotë parodisti Agron Hamo.

Drejtori i Teatrit tregon se aktivitetet do të jenë të shumta përgjatë verës.

“Qyteti pret shumë nga teatri “Petri Marko” pret shumë nga institicionet e artit në qytet dhe dume pasur mb6shtetjen  e bashkise  janë të gjithë artistët të vendosur nè pika të ndryshme të qytetit ne Lungomare, qendrën Historike te sheshi para tetarit me aktivitete të ndryshme q5 mbushin jetën e turistëve të shumtë”, u shpreh Sokol Toto.

Pushues por edhe qyetarë vlonjatë, vlerësojnë aktivitetet kulturore për të cilat ka shumë nevojë.

Show veror do të vijojë përgjatë gjithë gushtit edhe në zonat e Radhimës dhe Orikumit për të argëtuar pushuesit dhe spektatorët vendas.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026