Shpresa Beçaj në veting pa dokumente, KPK refuzon të zhvillojë seancë dëgjimore
Shpresa Beçaj, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë doli sot para vetingut ku në një situatë normale do të dëgjoheshin gjetjet e komisionit. Por procesi ka marrë një kthese tjetër kur relatori çështjes tha se KPK është pamundësi për kryer rivlerësimin.
Kjo për faktin se Beçaj në vitin 2017 nuk ka dorëzuar në KLD e dikurshme, ILKDKPKI dhe DSIK formularët e vlerësimit profesional, të deklarimit të pasurisë dhe kontrollit të figurës. Por Beçaj argumentoi se në kohën kur duheshin dorëzuar këto dokumente ajo nuk e ushtronte detyrën e gjyqtares pasi ishte në pritje të emërimit.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i atëhershëm dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor më vonë zvarritën kërkesën e saj për emërim në Gjykatën e Apelit. Pas një beteje ligjore në vitin 2018 Gjykata Administrative e Apelit detyron KLGJ ta emërojë. Prej dy vitesh ajo është gjyqtare e Apelit të Tiranës.
Beçaj, në seancë dhe jashtë saj, akuzoi KLD se kishte shkelur ligjin. Pas largimit nga Gjykata e Lartë, Beçaj ka punuar si avokate edhe pse gëzonte statusin e gjyqtarit. Ajo thotë se kjo nuk ka asgjë antiligjore.
Në datën 3 korrik KPK pritet të marrë një vendim. Por është një situatë me të cilën ky komision nuk është përballur më parë.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh