‘Pusho shqip’, Kosova fton qytetarët e saj që të kalojnë verën në bregdetin shqiptar

1 Korrik 2020 | 13:56

‘Pusho shqip’ është slogani i këtij sezoni turistik aspak të zakontë. Për të zyrtarizuar hapjen e sezonit turistik veror në Shqipëri sot në Shëngjin, ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi u takua me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Vesel Krasniqi. 

“I ftoj nga këtu të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës që vërtet pushimet e tyre t’i kryejnë në në plazhet, në vendet turistike të Shqipërisë, në bregdetin shqiptar sepse këtu veç pushimit, mund të gjeni dhe ngrohtësinë shpirtërore, këtu ne ndihemi si në shtëpinë tonë dhe jemi si në shtëpinë tonë”, tha Vesel Krasniqi.

Në takimin e bërë disa javë më parë në Prishtinë ministrat u dakordësuan për hapjen sot të sezonit turistik veror në Shqipëri dhe në fund të tetorit për të hapur sezonin turistik dimëror në Kosovë. Gjithashtu ata ranë dakord dhe për të krijuar një platformë të përbashkët me të gjitha destinacionet turistike, historike, kulturore të përbashkët mes dy vendeve, e cila do t’u shërbente turistëve të huaj nga rajoni, Evropa e më gjerë.

“Në 2013 në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë pasaporta të huaja, në 2019 u dyfishua dhe u tejkalua dyfishimi 6.4 milionë pasaporta të huaja, 2020 do të ishte një vit i jashtëzakonshëm, ku padyshim do të shkonim mbi 7 milionë vizitorë të huaj. Po s’duhet të harrojmë që në këto shifra të rritura pasaporta kosovare shkon mbi 35 për qind dhe besnikëria e këtij pushuesi na ka bërë që ne të jemi kaq shumë të avancuar në këtë përpjekje të madhe të përbashkët për të ndërtuar për turizmin’, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Në këtë takim të sotëm ishin edhe operatorë turistikë, të cilët u shprehën se për t’i ardhur në ndihmë nismës ‘pusho shqip’ kanë bërë edhe ulje në paketat e tyre turistike.

Ndërkohë, në Lezhë vazhduan edhe sot prishjet e ndërtimeve pa leje. Ndërtesa e radhës u shemb në Kunë të Shëngjinit. Pavarësisht se sezoni turistik ka nisur prej muajit qershor Bashkia dhe IKMT kanë shembur më shumë se 50 ndërtesa në vijën bregdetare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026