Greqia shtyn më 15 korrik hapjen e kufirit me Shqipërinë, Edmond Guri: Ka përplasje mes qeverisë

1 Korrik 2020 | 14:24

BE ka shpallur listën e 14 vendeve, qytetarët e të cilëve konsiderohen të sigurt për t’u lejuar të hyjnë në kufijtë e bllokut nga 1 korriku, pavarësisht pandemisë, por Shqipëria, nuk është pjesë e kësaj liste.

Vendimi i BE-së është në formë rekomandimi për vendet anëtare dhe nuk është detyruese. Ndaj kjo gjë ka shkaktuar reagime kontradiktore dhe konfuzion mbi mundësinë e qytetarëve për të udhëtuar drejt Greqisë.

Edmond Guri, përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Greqi duke folur për Euronews Albania tha se, hapja e kufirit për shqiptarët nga autoritet greke është shtyrë për një datë më të vonë, dhe pritet të bëhet më 15 korrik.

Guri bëri të ditur përjashtim bëjnë ata qytetarë që kanë nën shtetësi greke, homogjenët dhe ata që kanë leje qëndrimi apo vërtetime blu. Ai shtoi se, ata që jetojnë në Greqi nuk do të lejohet që të kalojnë pavarësisht se mund të kenë vërtetim të bardhë.

Sipas përfaqësuesit të komunitetit shqiptar vendimi për të mbajtur kufirin mbyllur me Shqipërinë ka ardhur për shkak të përplasjeve që ka pasur brenda qeverisë dhe reagimit të përfaqësuesve të prefektuarave në pjesën veriore të vendit.

“Ka një përplasje mes qeverisë pasi turistët shqiptarë janë të preferuarit në Greqi. Sipas të dhënave zyrtare janë mbi 1.2 milionë shqiptarë që kanë kaluar pushime në Greqi vitin e kaluar me 218 milionë euro të ardhura. Por, kryetari i komunës së Epirit, këmbënguli për mos hapej kufiri dhe ndaj u mor vendimi për ta shtyrë hapjen deri më 15 korrik për shkak edhe të qëndrimeve të prefekturave në pjesën veriore të Greqisë”, tha Guri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026