Basha: Turizmi në koma, mbyllja e kufijve çon në falimentim operatorët turistikë

1 Korrik 2020 | 15:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me operatorë turistik në Tiranë. Ata ankohen se, në një kohë kur nuk kanë xhiro dhe për ta nuk ka nisur ende sezoni turistik, u duhet të paguajnë taksat dhe kreditë.

Ata shprehen se janë të paqartë se si do të veprohet në vazhdim, pasi nëse situata do të vazhdojë në këtë mënyrë dhe kufiri nuk do të hapet, atëherë ky sektor do të falimentojë plotësisht. Për këtë ata thonë se do të jetë e nevojshme një paketë e tretë ndihme, jo për mbijetesën e punonjësve, por të mbijetesën e bizneseve.

“Qeveria të na thotë çfarë do bëjmë dhe nëse s’ka rrugëzgjidhje, duhet një paketë e tretë e turizmit. Jo për mbijetesën e punonjësve, por të mbijetesa e bizneseve”, tha anëtari i shoqatës së tur-operatorëve Besnik Vathi.

Sipas tyre, dy paketat e qeverisë qenë vetëm një zbukurim momenti për të fshehur krizën ekonomike, pasi as 50% e paketës së parë nuk u konsumua.

“Qeveria duhet të ndajë përgjegjësitë, pasi as 50 përqind e paketës së parë nuk është konsumuar. Kredia për një industri që e ke mbyllur me VKM dhe nën masa, duhet të mbash përgjegjësi dhe ta ndihmosh, jo ta zhysësh në kredi”, tha kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit, Zak Topuzi.

Lideri i opozitës duke mbështetur kërkesat e operatorëve turistikë, tha se përmirësimi i klimës së turizmit duhet të vijë sa më shpejtë. Plani i Partisë Demokratike, tha Basha mbështetet në tre shtylla kryesore.

“Përmirësimi urgjent i klimës së biznesit duke ju hequr nga qafa inspektoriatet, taksidarët, burokracirat, lejet, autorizimet, ua kanë bërë jetën ferr sipërmarrjes. Thjeshtimi i menjëhershëm i sistemit fiskal, taksa të lehta, taksa të përballueshme për ju dhe transparenca për shpenzimet publike.

Ky të jetë një plan strategjik afatgjatë, i zbatueshëm dhe të reflektojë atë që ju thashë në fillim të këtij takimi, konsensusin kombëtar që te turizmi të kemi një potencial të jashtëzakonshëm, jo thjesht për të nxjerrë vendin nga kriza, por për të siguruar mirëqenie dhe punësim” tha Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026