Kemi aftësinë për të ndërtuar bombë bërthamore, thotë zyrtari iranian
Zëvendës presidenti dhe Shef i Organizatës së Energjisë Atomike në Iran, Mohammad Eslami thotë se vendi ka aftësinë për të ndërtuar një armë bërthamore, por nuk ka në plan për ta bërë atë.
Komentet e Eslamit i bëjnë jehonë një deklarate të ngjashme të fundit nga një këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit Ebrahim Raisi, shkruan BBC.
“Irani ka mjetet teknike për të prodhuar një bombë bërthamore, por nuk ka pasur asnjë vendim për të ndërtuar një të tillë”, u shpreh ai.
Irani ka pretenduar vazhdimisht se programi i tij bërthamor është për qëllime thjesht paqësore, por fuqitë perëndimore dhe mbikëqyrësi global bërthamor pretendojnë të kundërtën.
Sipas marrëveshjes së vitit 2015, Irani është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.
Marrëveshja ka nisur të mos zbatohet kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump i pati larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja më 2018.
Uashingtoni më pas ka vënë sanksione të ashpra ndaj Teheranit, ndërsa qeveria iraniane, e cila mohon se synon të ndërtojë bombë, ka nisur t’iu shmanget përkushtimeve të bëra në marrëveshje.
LEXONI GJITHASHTU
Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve