Në Greqi mund të fiken dritat e rrugëve dhe monumenteve historike gjatë natës

1 Gusht 2022 | 16:57

Pas kësaj vere, me shumë mundësi rrugët në Greqi do të ndriçohen më pak, monumentet historike nuk do të kenë më dritë artificiale gjatë natës dhe familjet mund të përballen edhe me ndërprerje periodike të energjisë.

Është ky paralajmërimi që dha për mediat ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas.

Ai shtoi se masat e mësipërme mund të jenë të nevojshme nëse Europa do të ulë konsumin e gazit natyror me 15% dhe nëse Rusia do të ndërpresë furnizimin.

Fillimisht, masat do të jenë vullnetare, por mund të bëhen të detyrueshme. Do të zhvillohet edhe një fushatë e gjerë për t’i nxitur familjet të ulin konsumin e energjisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026