Reforma zgjedhore shkon në Kuvend, mazhoranca shmang opozitën
Damian Gjiknuri ka depozituar në Kuvend amendamentet e Kodit Zgjedhor të dakodësuara në Këshillitin Politik. Një ditë pas skadimit të afatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, maxhoranca vendosi ta fus draftin e reformës në punimet e Kuvendit duke shmangur votimin në komision ku votat ishin të ndara në paritet.
Drafti final tashmë i protokolluar në Kuvend ka pësuar disa ndryshime si vota e emigrantëve, hapja e kutive dhe fushata elektorale në media. Sa i takon votës së emigrantëve, është hequr specifikimi që votat e diasporës të përllogariten tek qarku i Tiranës duke ia lënë këtë kompetencë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të përcaktojë modalitetet e këtij votimit.
Hapja e kutive është gjithashtu një ndryshim tjetër që është futur në Kodin Zgjedhor. Sipas propozimit, kutitë e votimit mund të hapen dhe të rinumërohen ose të rivlerësohen edhe kur e kërkon një anëtar i vetëm i KQZ-së, nga dy që është aktualisht në Kod.
Ndërsa roli i medias në fushatat zgjedhore është neni që ka pësuar më shumë ndryshime. Të gjitha masat kufizuese që ishin miratuar në fillim, tashmë janë hequr, që nga ndalimi i transpetimti të materialeve filmike të përgatitura nga partitë politike, deri tek ndalimi i intervistave televizive të kandidatëve. Sipas formulimit të ri, media, në pamundësi për të ndjekur aktivitetet elektorale, mund të transmetojë nëse forca politike ia dërgon të pa përpunuar, një gjë që është bërë e zakonshme me zhvillimet teknologjike ku të gjitha aktivitetet transmetohen live në rrjetet sociale.
Vetë drafti i reformës zgjedhore do të kërkojë kohë që të miratohet pasi depozitimi në Kuvend u bë në një kohë kur Komisionit parlamentar i skadoi afati, çka praktikisht e ka kthyer nismën nga një komision ad-hoc në propozim deputeti.
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush