Emiljano Shullazi del nga regjimi i izolimit 41 bis

2 Gusht 2022 | 11:53

Emiljano Shullazi ka lënë qelitë e 41 bis pasi i ka përfunduar afati i izolimit. Bashkë me të regjimin e posaçëm e kanë lënë edhe Albjon Aliko e Genci Balla.

Ndërkohë që në qelitë e 41 bis vijojnë të izoluar Redjan Rrahja, Arbër Çekaj, Aleksandër Llanaj, Viktor Ymeri dhe vëllezërit Klemend e Eldi Çala.

Më 12 janar Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e izolimit në qelitë me mbikëqyrje të thellë, njohur ndryshe edhe si “41 Bis”, për Emiljano Shullazin.

Shullazi u arrestua në nëntor 2015 bashkë me kushëririn Blerim Shullazi, Gilmando Danin, Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

Tre vite më vonë, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda i dënoi me 55 vite burg, katërmbëdhjetë vite vetëm për Shullazin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026