Premier League dhe Serie-A, Chelsea humbet derbin e Londrës, Interi fiton thellë, Milani ndalet në barazim
Një gol i Yarmolenkos pak përpara fundit të kohës së rregullt i dha fitoren 3-2 West Hamit në derbin e Londrës kundër Chelsea-it, ndeshje që u luajt të mërkurën dhe që ishte e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit anglez.
Të ashtuquajturit “The Hummers”, të cilët drejtohen nga David Moyes, panë fillimisht t’u anulohej me sistem VAR një gol i Soucek, gjykuar në pozicion jashtë loje. Më pas Chelsea kaloi në avantazh me penallti të realizuar përmes Willian, mirëpo në minutat shtesë Soucek realizoi sërish, kësaj here përmes një goli të rregullt.
Në pjesën e dytë Antonio kaloi vendasit në avantazh 2-1. Lampard u përpoq t’i ndryshojë gjërat përmes disa zëvendësimesh dhe sërish Willian barazoi 2-2, mirëpo West Ham përsëriti të njëjtin skenar si në pjesën e parë. Yarmolenko në minutën e ’89-të i dha 3 pikë skuadrës së tij duke shënuar golin e fitores 3-2.
Pas këtij hapi të gabuar Chelsea vë në diskutim vendin e katërt që çon në Champions League, pasi ndihet presioni i Manchester United dhe Wolvs që ndodhen vetëm 2 pikë larg.
Në ndeshjet e tjera, Arsenal fitoi 4-0 ndaj Norwich, Bournemouth u mund në shtëpi 1-4 nga Newcastle ndërsa Evertoni i Ancelottit fitoi 2-1 ndaj Leicesterit.
Në Itali, Inter dërrmoi me një fitore 6-0 skuadrën e Brescias. Skuadra e Antonio Contes realizoi nga 3 gola për pjesë me nga një autor të ndryshëm: Young, Sanchez e D’Ambrosio në të parën e Gagiardini, Eriksen dhe Candreva në të dytën.
Inter ngjitet në vendin e tretë me 64 pikë, 4 më pak se Lazio dhe 8 më pak se Juventusi i vendit të parë.
Ndërkohë Milani u ndal në një barazim 2-2 me Spalin në transfertë. Ndeshja filloi si mos më keq për kuqezinjtë që e panë veten në disavantazh 2-0 kur Valoti dhe Floccari shënuan për vendasit.
Një gol i Calhanoglus u anulua për pozicion jashtë loje dhe pak minuta më vonë, D’Alessandro u ndëshkua me të kuq duke e lënë Spalin me 10 lojtarë.
Mirëpo avantazhi numerik nuk u dha shumë mundësi kuqezinjve të cilët ngushtuan diferencat vetëm në minutën e 79-të me Leaon.
Barazimi do të vinte vetëm në minutën e ’93-të kur Vicari do të shënonte një autogol.
Pas këtij rezultati Milani mbetet në kuotën e 43 pikëve dhe nuk përfiton nga përballja direkte mes Atalantës dhe Napolit.
Kuqezinjtë rrezikojnë të mbeten jashtë kupave të Evropës.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania