Petkoviç: Do kërkojmë zgjidhje në Bruksel, askush s’do anulojë dokumentet serbe

2 Gusht 2022 | 18:26

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi se Beogradi do të kërkojë zgjidhje në Bruksel, pas tensioneve të fundit në Veri, teksa shtoi se nuk do të lejojë askënd që të anulojë dokumentet serbe.

Sipas Petkoviç, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr vendime të njëanshme dhe kjo tregon përmasat e militantizmit të tij, shkruan Euronews Serbia.

“Nuk ka më lëshim të dokumenteve hyrëse-dalëse që Prishtina ka dashur t’ua imponojë qytetarëve të Serbisë që hyjnë në Republikën e Kosovës. Në këtë mënyrë jemi kthyer në një pozicion ku mund të diskutojmë të gjitha këto çështje në Bruksel”, u shpreh ai.

Petkoviq tha se populli serb në Kosovë dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, duke reaguar ndaj lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës në lidhje me dokumentet personale dhe riregjistrimin e automjeteve, treguan se gjithçka mund të zgjidhet me marrëveshje dhe diskutim.

Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës, prej ditës së djeshme janë të hapura për qytetarët dhe liria e lëvizjes është e plotë, pas heqjes së barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.

Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, duke filluar më 1 shtator.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026