‘Fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia’, Rama për ngjarjen në Himarë

2 Gusht 2022 | 18:58

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në në plazhin e Potamit në Himarë, ku një efektiv policie përplasi për vdekje një fëmijë të mitur, teksa drejtonte mjetin lundures, skaf.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se tragjedia e familjes së të miturës është rëqethëse, teksoi shtoi se fajtori duhet të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia.

Ai theksoi se drejtuesit e Policisë së Shtetit duhet të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse.

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse”, shkruan Rama ndër të tjera në Twitter.

Shtetasi Arjan Tase, autori i ngjarjes së rëndë, i cili mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Dyshohet se Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026