Rusia po ndihmon Serbinë për destabilizimin e Ballkanit, sipas Kurtit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi këtë të martë një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kurti informoi Stoltenberg, se mediat e kontrolluara nga qeveria e Serbisë, kanë dezinformuar në lidhje me masat e reciproicitet për targat e automjeteve dhe dokumenteve të indentifikimit.
Sipas Kurtit, këto dezinformime po ndihmohen nga Rusia, në përpjekej për të destabilizuar Ballkanin.
“Është vërtetuar tashmë se këto fushata dezinformuese po ndihmohen nga shteti rus, në përpjekjen për të destabilizuar Ballkanin”, tha Kurti.
Ndërsa, Stoltenberg e siguroi kryeministrin Kurti për angazhimin dhe bashkëpunimin e NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.
Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës, prej ditës së djeshme janë të hapura për qytetarët dhe liria e lëvizjes është e plotë.
Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, duke filluar më 1 shtator.
LEXONI GJITHASHTU
Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë
Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan
Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar
- 18:48 Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 18:39 Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
- 18:37 Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus