Shkarkohen të gjithë drejtuesit e Policisë Kufitare të qarkut Vlorë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkarkuar të gjithë zinxhirin komandues të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe personat përgjegjës, për shkak të ngjarjes së rendë të ndodhur në Himarë, ku një 7-vjecare u përplas për vdekje nga një skaf.
Me urdhër të Drejtorit Nano u shkarkuan nga detyra:
Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë;
Komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë;
Kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;
Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori;
Inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;
Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori;
Inspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.
Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Dyshohet se Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit.
LEXONI GJITHASHTU
Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person në Korçë (VIDEO)
Amnistia penale, Gogu te Komisioni i Ligjeve: 380 persona përfitojnë liri të plotë. 900 përfitojnë ulje dënimi
Gjyqi Partizani/ Paraqitet ish-ministri Ruli në GJKKO si dëshmitar, zbardhet lista! Kush dëshmon tjetër në seancën e sotme
- 11:52 Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person në Korçë (VIDEO)
- 11:43 Krasniqi: Vonesat politike mund të ndikojnë negativisht në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare
- 11:42 Pse ngeci marrëveshja SHBA-Iran? ‘Dosja e Libanit’ dhe asetet e ngrira iraniane
- 11:39 Amnistia penale, Gogu te Komisioni i Ligjeve: 380 persona përfitojnë liri të plotë. 900 përfitojnë ulje dënimi
- 11:23 Franca dhe Qiproja drejt marrëveshjes për vendosjen e trupave franceze në ishull
- 11:21 Starmer: Kompanitë e teknologjisë në Britani duhet të ndalojnë të rinjtë që qarkullojnë imazhe nudo