Gjyqi Partizani/ Paraqitet ish-ministri Ruli në GJKKO si dëshmitar, zbardhet lista! Kush dëshmon tjetër në seancën e sotme
Ka nisur këtë të hënë seanca e radhës gjyqësore për dosjen “Partizani”, në të cilën nën akuzë është ish-kryeministri Sali Berisha.
Kjo nuk është hera e parë që në lidhje me këtë çështje dëshmojnë ish-zyrtarë dhe ish-ministra. Më herët, para trupit gjykues dhe prokurorëve janë marrë në pyetje disa ish-funksionarë të administratës shtetërore për të dhënë deklarimet e tyre mbi rrethanat që lidhen me dosjen.
Sipas informacioneve nga gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati, në seancën e kësaj të hëne pritet të dëshmojnë:
- Ylli Pango, ish-ministër i Sporteve;
- Violeta Shqevi, ish-drejtoreshë në Ministrinë e Sportit;
- Paro Laci, ish-president i Partizanit;
- Genc Ruli, ish-ministër i Energjetikës;
- Tetis Lubonja, përgjegjëse në sektorin juridik të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave;
- Altin Ceni, specialist në sektorin juridik të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Seanca pritet të fokusohet në dëshmitë e personave që kanë pasur role institucionale në periudhën kur janë ndërmarrë procedurat që lidhen me çështjen e kompleksit sportiv “Partizani”. Procesi vijon në kuadër të shqyrtimit gjyqësor të një prej dosjeve më të debatuara të viteve të fundit në vend.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse