Vuçiç: Nuk pres asgjë nga dialogu në Bruksel, me Kurtin s’ka paqe
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Brukselit që më 18 gusht të mbahet rundi i ri i dialogut me Kosovën, por tha se ai nuk e di “se për çfarë tjetër mund të flasim”.
“Gjithçka është konsumuar. Unë do të shkoj, por nuk pres asgjë. Kushdo që mendon se me Kurtin ka gjasa të ruhet paqja, e ka shumë gabim”, tha Vuçiç për Radio Televizionin e Serbisë.
Më 1 gusht, presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranuan ftesë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për të vazhduar dialogun për të gjitha çështjet e hapura.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 1 gusht se nuk ka pranuar ftesë për takimin në Bruksel, por shtoi se është i gatshëm për dialog me Serbinë.
Ai tha se një takim me Vuçiçin ishte parashikuar për 19 korrik, por presidenti serb kishte kërkuar që të shtyhet takimi.
“Unë kam shprehur gatishmërinë time që kur të na thërret përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të shkoj në Bruksel. Një ftesë të tillë deri në këto momente nuk e kemi. Në momentin që do ta kemi, sigurisht që do ta bëjmë publike dhe do të shprehim qëndrimin tonë. Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Gatishmëria nga ana jonë ekziston”, tha Kurti gjatë një konference për media në Prishtinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni