Tragjedia në Himarë, Lapaj: Problemi ynë s’është ligji, por zyrtari i korruptuar
Avokati Adriatik Lapaj tha se ngjarja tragjike e ndodhur një ditë më parë në Himarë është moszbatimi ose zbatimi i gabuar i ligjit nga të gjitha hallkat, që nga pushteti vendor e deri tek roja kufitare.
Në një intervistë për Euronews Albania Lapaj tha se problemi më i madh në vendin tonë për këtë rast, por jo vetëm është korrupsioni i zyrtarëve përgjegjës për të zbatuar ligjet.
“Greqia ka 2 mln mjete detare dhe rastet e fataliteteve i ka të papërfillshme se respektohen rregullat e qarkullimit detar. Problemi ynë më i madhe është se ne nuk e zbatojmë ligjin. Ligjin e kemi shumë të mirë por zyrtarin që e zbaton e kemi të korruptuar, të paaftë, të pandërgjegjshëm”, tha Lapaj.
Duke nisur nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën një e mitur pasi u përplas nga një mjet motorik në breg të detit, ai tërhoqi vëmendjen për ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve, të cilët siç tha në shumë raste duhet të bëhen vetë shteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur