Deputetja Kodheli: PS partia më demokratike në vend, ka gjithnjë zëra ndryshe
Zonja Mimi Kodheli, deputete e Partisë Socialiste dhe ish-ministre e Mbrojtjes për 4 vite, thotë se Partia Socialiste mbetet partia me demokratike në Shqipëri. Ajo shprehet se, gjithmonë brenda partisë ka mendim ndryshe, por edhe kërkesë llogarie ndaj qeverisë së dalë prej saj.
“Pandemia na i ka limituar takimet brenda PS. E para, vazhdoj të jem e bindur se demokracia brenda Partisë Socialiste është një demokraci që është zhvilluar në ditë, nuk e është e djeshme apo e pardjeshme, dhe vazhdon të mbetet e tillë dhe nuk ka të krahasuar me jetën e asnjë partie tjetër, cilado qofshin ato. Kjo është një vlerë që ne duhet ta mbajmë dhe ruajmë.
Ka gjithmonë, jo zëra kundër, por zëra ndryshe, rrahje mendimesh brenda partisë, ka gjithmonë kërkesë llogarie shumë më tepër nga çfarë ka brenda partive të tjera. A është kjo e mjaftueshme krahasuar me demokracinë e brendshme të një partie të Evropës Perëndimore me demokraci të zhvilluar? Unë nuk e di pasi nuk kam qenë ndonjëherë brenda jetës partiake të këtyre partive”, shprehet znj. Kodheli.
Ish-ministrja e Mbrojtjes gjatë mandatit të parë të qeverisë “Rama”, është e mendimit se gjatë 15 vite që PS është drejtuar nga Edi Rama, ajo është bërë më demokratike brenda saj ndërsa shton se, mediat shpeshherë nuk janë marrë dhe thelbin e asaj që ka ndodhur me PS-në.
“Është bërë më demokratike, brenda partisë ka gjithmonë mendim ndryshe. Nuk ka absolutizma, nuk ka vendimmarrje që nuk kanë pasur debat. Mendoj se vazhdojmë të kemi të njëjtin ritëm antagonizmi mes njëri-tjetrit dhe vazhdojmë ta vëmë qeverinë në presion edhe për ligjin kur nuk e sjell të rregulluar ashtu siç duhet.
Shpeshherë ka shumë ithnim mes nesh, shumë negativitet, ka shumë frustrim, dhe kur mendoj që kemi kaq shumë pak dhe jetojmë në të njëjtin vend, jemi për të njëjtin të ardhme, mendoj se duhet të fillojmë të relaksohemi pak dhe në politikë. Shpeshherë kemi bërë debate që në fund nuk i kanë vlejtur thelbit të çështjes, kanë qenë mbi baza personale. Me urtësi gjërat zgjidhen më mirë se sa me inat. Jemi shumë pak për të qenë inatçor me njëri-tjetrin”, tha znj. Kodheli.
Për videon e plotë klikoni këtu.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet