Të pasigurtë në plazh, pushuesit në Golem frikë për fëmijët pas tragjedisë në Himarë

3 Gusht 2022 | 21:17

Një ditë pas tragjedisë në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçarja, në plazhin e Golemit prindër e gjyshër bëjnë roje për më të vegjlit e familjes.

Frika nga ajo që ndodhi në plazhin e Potamit i shtyn ata të vëzhgojnë fëmijët teksa lahen në det.

“I ruajmë vetë, ç’të bëjmë kështu është. Me fëmijët duhet të jemi të kujdesshëm, sepse janë fëmijë, duan kujdesin e duhur. Pavarësisht sesi është shërbimi e siguria, nuk besoj se mund t’i përmbushin të gjitha në atë masë që i duam ne”, shprehen ata.

Edhe pse mjetet lundrojnë larg bregut dhe në një korridor të veçantë, pushuesit janë të frikësuar.

“Ku e dimë ne a është i përgatitur apo jo skafisti? S’ka siguri. Vetëm i madhi lart. Çfarë t’i them qeverisë unë? S’duhet të ndodhte fare kjo, tani që ndodhi çdo gjë është”, sipas tyre.

Por pavarësisht thirrjeve të shpeshta të qytetarëve për largimin e tyre, sportet e ujit me mjete lundruese po lulëzojnë çdo vit e më shumë.

Megjithë trendin në rritje, Golemi nuk ka regjistruar asnjë incident apo tragjedi me mjetet e ujit.

“Çelësin” e suksesit e tregon për “Euronews Albania” Xhuljan Zuna, menaxher i një kompanie që jep mjete lundruese.

“Kemi rregulloren tonë. Tek korridori motori duhet të ecë ngadalë. Në rast se ai e tejkalon shpejtësinë ne ia fikim motorin nga këtu. Pastaj kemi një flamur, i cili duhet të kalohet për të bërë xhiron, pra thellë, ku njerëzit nuk lejohet të lahen. Kemi dhe një person që i kontrollon të gjithë nga bregu dhe na informon për çdo motor”, thotë Xhuljan Zuna.

Ndërsa rastet e aksidenteve që përfundojnë në tragjedi po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, nga Golemi kuptohet qartë se gjithçka duhet bërë është vetëm ndjekja rigoroze e rregullave.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026