Shkarkimi i Ardian Dvoranit, KLGJ paraqet arsyet për mbarimin e mandatit

2 Korrik 2020 | 17:29

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka publikuar arsyetimin për përfundimin e mandatit si anëtar i Gjykatës së Lartë për Ardian Dvoranin. KLGJ shprehet në letrën drejtuar Dvoranit se me emërimin në detyrë si anëtar të rinj të Gjykatës së Lartë të Sokol Sadushaj, Ervin Pepe dhe Ilir Panda, u krijohej situata për ndërprerjen e mandatit të tij. Edhe pse mandati 9-vjeçari Dvoranit kishte përfunduar që në fillim të vitit 2014, ai vijonte të mbante detyrën si anëtar i Gjykatës së Lartë për shkak se, Kushtetuta parashikon qëndrimin në detyrë deri në zëvendësimin e tij.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerësoi se emërimi dhe fillimi i ushtrimit të detyrës nga tre gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, krijonte një situatë në raport me vazhdimin e qëndrimit tuaj në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, ndërsa ju jeni emëruar në radhët e juristëve të spikatur, ndërkohë që mandatin juaj ka mbaruar më datë 24.02.2014, por që qëndronit në detyrë deri në emërimin e pasardhësit, sipas paragrafi 5, të nenit 136, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, theksohet në letër.

Ndonëse vetë Dvorani pretendon se, emërimi i tre anëtarëve të rinj nuk kanë plotësuar vakancën e tij, KLGJ si organ përgjegjës për mbarëvajtjen e Gjykatës së Lartë, ka vlerësuar se pas emërimit të tre gjyqtarëve të rinj, përfundon detyrimi kushtetues për qëndrimin në detyrë për Dvoranin.

Ardian Dvroani u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë me votimin në Parlament më 24 shkurt 2005. Mandati i tij kushtetues përfundoi më 24 shkurt 2014 dhe në përputhje me ligjet, Presidenti nisi procedurat për zëvendësimin e tij. Por dekreti i Presidentit dërguar në Parlament më 22 maj 2014 nuk mori pëlqimin për emërimin e gjyqtar të propozuar nga kreu i shtetit.

Për dështimit të kësaj procedure, nuk ka pasur procedurë tjetër për zëvendësimin e Dvoranit deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor me miratimin e reformës në drejtësi në vitin 2016. Në këtë pikë, KLGJ shprehet se me procedurat e nisura në korrik 2019 për tre pozicione të lira në Gjykatë e Lartë, një prej vendeve vakante ishte pikërisht mandati i Dvoranit.

KLGJ arsyeton se asnjë nga anëtarët e rinj të Gjykatë së Lartë nuk zëvendëson nominalisht Ardian Dvoranin, pasi secili prej tyre është emëruar për një mandat të plotë 9-vjeccar. Gjithashtu sipas KLGJ me emërimin e tre anëtarëve të rinj, nuk mbetej asnjë pozicion tjetër i lirë që duhej plotësuar nga juristë të spikatur, ndaj dhe arrihej në përfundimin e mandatit kushtetues të Dvoranit që ishte emëruar si jurist i spikatur në këtë pozicion.

Me nisjen e procedurave të vetingut, në fund të korrikut të vitit 2019, Dvorani mbeti anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë. Përveç vijimit të mandatit si anëtar i kësaj gjykate, Dvorani do të zgjidhej edhe drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Përplasja mes Presidentit dhe Parlamentit për procedurat e emërimit të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, do të bënte që Ilir Meta të akuzonte Dvoranin për shkelje të procedurave ligjore duke e konsideruar dhe “kamikaz politik” pasi sipas tij veprimet ishin të njëanshme dhe në favor të mazhorancës qeverisëse.

Për këtë çështje, KLGJ fillimisht i kërkoi opinion EURALIUS dhe OPDAT duke mos qenë në gjendje të merrte një vendim përfundimtar. Vendimi për shkarkimin e Dvoranit u mor më 11 qershor me 6 vota pro dhe 4 kundër, pasi përgjigjes së EURALIUS dhe OPDAT se nuk mund të jepnin opinion për këtë çështje por KLGJ duhet të vendosë vetë. 

Lexoni gjithashtu:

KLGJ e shkarkoi nga Gjykata e Lartë, Ardian Dvorani reagon për Euronews Albania

Përplasja Meta-Dvorani, EURALIUS dhe OPDAT: Japim asistencë, jo opinione

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026