Greqia ndalon turistët në kufi, shqiptarëve u kërkohet konfirmim për të kaluar doganën

2 Korrik 2020 | 19:55

Situata në kufirin grek në doganën e Kapshticës nuk ka ndryshuar. Të vetmit persona që lejohen të kalojnë janë punëtorët sezonalë shqiptarë, të cilët posedojnë një konfirmim nga pala greke.

Të shumtë janë shtetasit shqiptarë të cilët nuk lejohen të kalojnë kufirin; njësoj si kjo zonjë e cila ka bashkëshortin e saj të sëmurë në Selanik dhe duhet të gjendet pranë tij për t’u kujdesur për të. Por sipas drejtuesve të kufirit, kjo arsye nuk mjafton.

Ka edhe nga ata të cilët dua të shkojnë për punë, por nuk lejohen për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Kufiri është mbyllur edhe për shtetasit evropianë që duan të kalojnë nga Shqipëria.

“Jam nga Italia, dua të shkoj në Lecce, por nuk me lejojnë të kaloj. Nuk di çfarë të bëj tani”, thotë një turist italian.

“Vij nga Franca, Parisi dhe po udhëtoj drejt Turqisë por nëpërmjet Greqisë nuk është e mundur, nuk e di pse”, shprehet një francez.

Supozohet që kufiri tokësor me  Greqinë të  rihapet në datën 15 Korrik, deri atëherë e vetmja mënyrë për të udhëtuar drejt Greqisë është linja ajrore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026