Turqi, gjykata pritet të japë verdiktin nëse Hagia Sofia do kthehet sërish në xhami
Një gjykatë në Turqi do të vendosë në 15 ditët e ardhshme nëse qeveria do të lejohet të kthejë muzeun me famë botërore Hagia Sofia në xhami.
Godina në Stamboll, karakteristike për kupolën e madhe e sot një atraksion i madh botëror, është në qendër të një debati ndërkombëtar pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se falja e besimtarëve myslimanë duhet të bësh sërish në sitin e famshëm.
Që nga viti 1934, u pezulluan shërbesat e rregullta fetare, kohë kur themeluesi i Turqisë moderne presidenti Mustafa Kemal Ataturk firmosi një urdhër i cili ktheu godinën në muze.
Por një nismë ligjore, e iniciuar gjatë së enjtes, pretendon se firma e urdhrit të Ataturkut mund të jetë falsifikuar.
Gazeta turke Sözcü citoi një prej avokatëve teksa i thoshte gjykatës se godina është pronë private e Mehmetit II, sulltanit otoman që ra në Kostandinopojë në 1453 bashkë me ushtrinë e tij.
Padia u bë nga një shoqatë fetare turke e cila prej kohësh e ka sulmuar statusin si muze të Hagia Sofias.
Nëse gjykata vendos në favor të paditësve, urdhri i 1934 do të anulohet do të jetë Erdogani ai që do të vendosë nëse do të lejohen sërish shërbesat fetare.
Gjykata ka kohë deri në 16 korrik, megjithatë vendimi mund të merret më herët.
Ngjarja po shihet gjerësisht si një lëvizje e Erdoganit për të “pllakosur” votat e elektoratit të tij.
Erdogan është përpjekur ta portretizojë Hagia Sofian si një çështje kombëtare, duke thënë se i takon kombit turk të vendosë nëse Kurani duhet të recitohet aty.

Hagia Sofia erdhi në jetë si katedrale në shek. 537 dhe mbetet një ikonë e Kishës Ortodokse të Lindjes.
Pas pushtimit otoman të Kostandinopojës në 1453, ajo u kthye në xhami, ndërsa ikonat në mure u mbuluan me suva të bardhë për shkak të ndalimit të ikonave nga feja myslimane. Minaret u shtuan krahas kupolës në vitet që vijuan.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet