Kodheli: PD e ka penguar procesin e integrimit evropian me deklaratat tek ndërkombëtarët

2 Korrik 2020 | 18:08

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, e pyetur nga gazetarja Ilva Tare lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit, nëse ky hap mund të ishte hedhur më herët mga Shqipëria, u shpreh se nuk beson që kjo gjë mund të kishte ndodhur më shpejt.

Sipas saj, një faktor që ndikoi në shtyrjen e këtij procesi është edhe qëndrimi që ka mbajtur Partia Demokratike në takimet ndërkombëtare ku shpesh ka dalë kundër reformave dhe arritjeve të vendit.

“Gjëja më e mirë është që të jemi të gjithë bashkë kur kemi takime dhe përfaqësojmë vendin tonë jashtë Shqipërisë.  Shpesh i kemi habitur përfaqësuesit ndërkombëtarë kur dalim me dy qëndrime jashtë vendit.

Kur flitet për atdheun, flitet për atdheun. Dhe në momente kyçe opozita e ka dëmtuar këtë proces. Nuk ka mësuar as nga gabimet tona, duhet të bësh diçka të re që të bëhesh i besueshëm. Procesi ka shumë faktorë me të cilët lidhet. Duke qenë bashkë mund të kishim arritur t’i hapnim negociata.

Ka pasur influenca negative që kanë ndikuar, por për fat të mirë Shqipëria vazhdon të ketë miq të mirë, një ndër të cilët është kancelarja Merkel që besojnë në reformat që kjo qeveri ka bërë”, tha znj. Kodheli.

Teksa e cilësoi opozitën si një fëmijë kryeneç, znj. Kodheli thekoi se nuk ka asnjë të keqe në mundësinë e një mandati të tretë qeverisës nga PS, pasi një gjë e tillë sipas saj ka ndodhur edhe në vende me demokraci shumë më të zhvilluar.

“Nëse opozita nuk është mjaftueshmërisht e pjekur politikisht ky nuk është faji i opozitës. Faji i pozitës është që ndoshta duhet ta edukonte më mirë opozitën që të mos shkelte më dërrasë të kalbur, por ka edhe fëmijë kryeneçë në familje dhe duhet të mundohesh që si prind i mirë që t’i mësosh që rruga më mirë është ajo e përballjes jo e largimit”, u shpreh znj. Kodheli.  

 

Ish-ministrja e Mbrojtjes theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi e cila sipas saj qëndron mbi të gjitha reformat dhe që do të japë rezultate që do të kenë vlerë për shumë vite.

Është një reformë që do guxim dhe profesionalizëm të lartë, por është në gjë që do të japë rezultate.  Mos u lodhni së vëni në dukje këtë gjë, ishte momenti i duhur për ta bërë këtë reformë”, tha deputetja e PS.

Për videon e plotë klikoni këtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021