Franca feston 101 vjetorin e nënshkrimit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore

11 Nëntor 2019 | 14:27

Franca shënon sot përvjetorin e 101 të nënshkrimit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Armëpushimi nënkupton ditën që aleatët nënshkruan një marrëveshje për të ndaluar luftën me Gjermaninë e cila do t’i sillte fund Luftës së Madhe më 11 Nentor, 1918.

Miliona njerëz vdiqën nga Lufta e Parë Botërore, e cila zgjati nga viti 1914 deri në vitin 1918.

Ceremonia po mbahet në Paris, afër Arc de Trimophe ku një flakë e ndezur është simbol i një ushtari të panjohur francez, i cili vdiq gjatë luftës.

Lufta e Parë Botërore, në atë kohë, ishte lufta më vdekjeprurësë ne krahasim me luftrat e mëparshme. Luftohej mes fuqive alteate (që përfshinin Francën, Britaninë, Italinë dhe SH.B.A) dhe fuqive qendrore: Gjermania, Austro-Hungaria, Bullgaria dhe Perandoria Osmane.

Konflikti nisi pas vrasjes së Franz Ferdinadit, princit të Austrisë.

Traktati i Versajës u nënshkrua në Qershor të vitit pasardhës, 1919, i cili i dha fund luftës por shumë historianë besojnë se fundi i Luftës së Parë botërore solli fillimin e Luftës së Dytë Botërore, e cila do të niste 21 vite më vonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026