Kupa e Shqipërisë, Bylisi përmbys Tiranën, Kukësi-Teuta mbyllet pa gola
Ashtu sikurse pritej, për Tiranën ndeshja e vajtjes për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë kundër Bylisit rezultoi mjaft e vështirë.
Bardheblutë u përmbysën 2-1. Edon Hasani realizoi për skuadrën e Emmanuel Egbos, mirëpo avantazhi zgjati vetëm një pjesë loje. Me dy gola të Valentino Murataj ballshiotët fituan 2-1 duke i dhënë disi qetësi trajnerit boshnjak Veljko Dovedan.
Kjo ishte humbja e dytë për bardheblutë nën drejtimin e trajnerit Emmanuel Egbo pas asaj me Teutën në kampionat.
Megjithatë asgjë nuk është vendosur pasi ekipi që do kalojë në finale do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit, e cila pritet të luhet më 15 korrik.
Ndërkohë në takimin tjetër Kukësi-Tetuta, skuadrat u ndanë në një barazim pa gola duke lënë çdo gjë të hapur për në takimin e dytë.
Për skuadrën e Eduard Martinit do jetë disi e vështirë, pasi do të duhet të luajë ndeshjen e kthimit pa mbrojtësin Alexandros Kouros, i cili u ndëshkua me karton të kuq.
Lexoni gjithashtu:
City mposht 4-0 Liverpoolin, Reali i Madridit zgjat distancën me Barcelonën
Chelsea humbet derbin e Londrës, Interi fiton thellë, Milani ndalet në barazim
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet