Premier League dhe La Liga, City mposht 4-0 Liverpoolin, Reali i Madridit zgjat distancën me Barcelonën
Manchester City mori një fitore ngushëlluese 4-0 ndaj Liverpoolit, që një javë më parë siguroi matematikisht titullin kampion të Anglisë.
Në stadiumin e bluve, të kuqtë e Jurgen Klopp u pritën si kampionë, por përpos duartrokitjeve, skuadra e Pep Guardiolës kishte rezervuar krejt tjetër pritje.
De Bruyne, Sterling dhe Foden realizuan tre herë brenda pjesës së parë, ndërsa vlen të theksohet se Klopp megjithëse aktivizoi formacionin kryesor nuk mori asnjë rezultat.
Në pjesën e dytë Chamberlain shkaktoi autogol ndërsa në minutat e fundit një gol i Mahrez u anulua me sistem VAR pasi u konstatua se në momentin e marrjes së topit kishte pasur një prekje me dorë.
Kështu për tifozët e Liverpoolit rezultati 4-0 ishte disi më lehtësues se 5-0, rezultat ky i fundit i pësuar në vitin 2017 në atë sezon kur City e mbyllte me 100 pikë, ndërsa të kuqtë 25 pikë pas në vendin e katërt.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të javës së 32-të, Tottenham u mposht 3-1 nga Sheffield United. Skuadra e Jose Mourinhos e sheh veten të zbresë në vendin e 9-të, me 45 pikë, një më pak se Arsenali, teksa pjesëmarrja në kupat e Evropës për vitin e ardhshëm duket gjithmonë e më e vështirë.
Në La Liga, Reali i Madridit përfitoi nga barazimi i Barcelonës duke zgjeruar distancën me katalanasit në 4 pikë.
Skuadra e Zinedine Zidane fitoi minimalisht 1-0 ndaj Getafes duke u mjaftuar me golin e kapitenit Sergio Ramos, i cili realizoi nga një penallti.
Kur mbeten edhe 5 ndeshje për t’u luajtur në Spanjë janë shtuar opinionet se periudha e ndalesës prej pandemisë avantazhoi madrilenët, të cilët përfituan nga fakti se shumë prej lojtarëve të lënduar iu riaftësuan dhe tashmë mund të japin kontribut për mbylljen me sukses të sezonit.
Lexoni gjithashtu:
Kupa e Shqipërisë, Bylisi përmbys Tiranën, Kukësi-Teuta mbyllet pa gola
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet