Senati amerikan miraton pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Senati amerikan miratoi pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO duke dërguar një mesazh të fortë mbështetjeje për zgjerimin e aleancës perëndimore kundër Rusisë.
Një muaj më parë edhe parlamenti shqiptar dhe ai Maqedonisë së Veriut miratuan anëtarësimin e të dyja shteteve në Aleancën EuroAtlantike të cilat duhet të marrin mbështetjen e 30 vendeve anëtare.
Finlanda dhe Suedia kërkuan anëtarësimin në NATO duke i dhënë fund neutralitetit të tyre pas agresionit rus në Ukrainë.
Moska i ka paralajmëruar vazhdimisht të dyja vendet kundër anëtarësimit në aleancën perëndimore.
Disa ditë më parë, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi se Turqia do të bllokojë procesin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, nëse vendet nordike nuk mbajnë premtimet e dhëna, që përmbushin kërkesat e sigurisë së Ankarasë.
Ankaraja ka kërkuar ekstradimin e 33 të dyshuarve për terrorizëm nga Finlanda dhe Suedia.
LEXONI GJITHASHTU
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse