Merkel dhe Von der Leyen: Fondi europian i rimëkëmbjes, brenda korrikut

3 Korrik 2020 | 07:03

Menaxhimi i krizës pas pandemisë COVID-19, digjitalizimi dhe përfundimi i çështjes Brexit do të jenë tre pikat kyçe mbi të cilat Gjermania do të përqendrohet gjatë presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksi u vu mbi nevojën për të arritur një marrëveshje për fondin e rimëkëmbjes, për të ndihmuar ekonomitë më të goditura nga kriza.

 “Jemi të qartë ku qëndrojnë vështirësitë, por e dimë se duhet të arrijmë një marrëveshje në korrik. Do të punojmë fort për të treguar vullnetin tonë,” premtoi kancelarja gjermane, ndërsa paralajmëroi se virusi ende nuk është larguar tërësisht.

Të pyetura nëse udhëheqja e dy grave të pushtetshme gjermane duhet të shqetësojë 26 vendet e tjera për një “gjermanizim” të negociatave për fondin e rimëkëmbjes, zonjat Merkel dhe von der Leyen, deklaruan se kjo do të lehtësojë procesin.

“Ne njihemi prej kohësh dhe i besojmë njëra-tjetrës. Mund të jemi më efikase,” u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, ndërsa kancelarja Merkel u shpreh pozitive se ato do të arrijnë të përmbyllin marrëveshjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026