KPK shkarkon ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj

3 Korrik 2020 | 07:02

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) të zyrtarëve në sistemin e drejtësisë shkarkoi të premten gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Shpresa Beçaj.

Komisioni ka lexuar vetëm vendimin duke mos kryer një seancë të mirëfilltë dëgjimore. Në seancën e së mërkurës, KPK qe shprehur se në mungesë të deklaratave të pasurisë nuk mund të kryente vlerësim për figurën e Znj. Beçaj, por sidoqoftë të premten KPK tregoi se mund të merrte vendim.

Beçaj, e cila nuk ishte prezente në sallë u përfaqësua nga avokati i saj, nuk mundi ta ndryshonte qëndrimin e KPK-së, që e ndëshkoi për mos dorëzimin e 3 deklaratave të pasurisë për vitet e fundit.

Dy ditë më parë Beçaj justifikoi mosdorëzimin e deklaratave me faktin se kur nisi procesi i vetingut ajo nuk ishte gjyqtare.

Në fakt prej vitit 2014, kur mbaroi mandatin si kryetare e Gjykatës së Lartë, ajo nuk e ushtroi detyrën si gjyqtare në Apelin e Tiranës deri në vitin 2018, kjo për shkak të një konflikti me Këshillin e Lartë të Drejtësi dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, konflikt të cilin e zgjidhi në rrugë ligjore.

Tashmë Beçaj do të qëndrojë e pezulluar deri në një vendim të formës së prerë.

 

Lexoni gjithashtu:

Vetingu, Valdete Hoxha konfirmohet në detyrë, KPK shtyn vendimin për Shpresa Beçajn

Shpresa Beçaj në veting pa dokumente, KPK refuzon të zhvillojë seancë dëgjimore

 
 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026