‘Faji është i shtetit’, qytetarë me fëmijët e tyre në protestën për 7-vjeçaren
Qytetarë të shumtë janë mbledhur para godinës së Ministrisë së Brendshme, duke protestuar për vdekjen e 7-vjeçares dy ditë më parë në Himarë, e cila u përplas nga një skaf.
Disa prej tyre kishin marrë edhe fëmijët në protestë, për të treguar se kjo protestë po bëhet për ta.
Ata thanë se faji në lidhje me ngjarjen e rëndë, është i shtetit dhe se nuk kanë sigurinë për jetët e tyre, por edhe të fëmijëve.
“Pikërisht për këtë gjë, na duket sikur nuk ka lëvizur asgjë që kur ka ndodhur kjo fatkeqësi. E kam përjetuar shumë keq. Duket që është faji i shtetit. Pse mos ta merrja fëmijën? Ta kuptojnë që kjo është diçka ndryshe.
Unë kam ardhur për atë fëmijën 7-vjeçar, më ka ardhur shumë keq. Nuk e di çfarë shteti është ky. Në mes të rërës të dalë skafi me dy motorë. Kemi ardhur të protestojmë, këta janë të çmendur. Nuk besoj se nuk do ketë ndërgjegjësim. Është diçka shumë e rëndë, i njihja familjarët e saj, janë njerëz të urtë”, u shprehën disa protestues për “Euronews Albania”.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi