A u politizua protesta për 7-vjeçaren, Baçi: Edhe deputetët e PS duhet të ishin aty

5 Gusht 2022 | 10:34

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi e cilësoi jo vetëm normale, por edhe detyrim praninë e përfaqësuesve të opozitës në protestën e organizuar nga shoqëria civile për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi tha se politikanët si përfaqësues të popullit dhe duhet të jenë kudo është shqetësimi i tyre, ndërsa theksoi se edhe deputetë të PS dhe partive të tjera duhet t’i ishin bashkuar asaj proteste.

“Politika nuk duhet të qëndrojë jashtë, sepse të gjitha këto ngjarje janë politike. Politika e shkaktoi këtë ngjarje dhe shumë të tjera të rënda, si vdekjet nëpër burgje apo arroganca e policëve. Ndaj politikanët duhet të jenë pjesë. Edhe deputetët e PS dhe partive të tjera duhet të ishin në atë protestë kundër Drejtorisë së policisë që justifikojnë veprimin e ish-policit si pakujdesi. Kjo është një vrasje me dashje, vret arroganca e shtetit”, tha deputeti i PD.

Një 7-vjeçare humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj.

E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga mjeti i fuqishëm motorik që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026