‘Kartoni i verdhë i lidhur me mafian shqiptare’, Granit Xhaka nën hetim
Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka qënë kryefjala e shumë prej mediave britanike. ‘Kartoni i Verdhë i Granit Xhakës i lidhur me mafian, policia po heton’ ishte kryeartikulli i një prej mediave.
Sipas të përditshmes DailyMail, futbollisti i Arsenalit dyshohet se mund të jetë i përfshirë në mafien shqiptare, bashkë me një ish-futbollist profesionist.
Hetuesit po shqyrtojnë rastin kur gjatë muajit qershor në ndeshjen Arsenal-Leeds, 29-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë, për të cilin dyshohet se e mori qëllimisht.
Dy muaj më parë, Federata Angleze iu drejtua Agjencisë Kombëtare të Krimeve që të shqyrtonte rastin e Xhakës.
Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare qëndroi mbi topin për rreth 20 sekonda para se të ndëshkohej dhe menjëherë pas ndeshjes u raportua se një shumë prej 250 000 stërlinash është fituar për këtë karton të verdhë të marrë nga ai.
Hetimi i Federatës Angleze përfshiu disa raste të dyshimta bastesh që u shfaqën në fund të fitores 4-1 të Arsenalit. Ende skuadra e Arsenal nuk ka dhënë detaje për çështjen e cila është nën hetim.
Sipas Sportsmail, hetuesit kanë zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve në kriptovaluta në tregje që nuk janë të rregulluara me ligj në këtë vend, me një pjesë të madhe të aktivitetit që mendohet se ka ndodhur në Shqipëri.
Hetimi shqyrton gjithashtu pretendimet se Alban Jusufi, një sulmues suedezo-shqiptar i dënuar me pesë vjet pezullim për trukim ndeshjesh nga gjykatat suedeze në vitin 2017, bëri shuma të mëdha duke vënë bast që Xhaka të ndëshkohej.
Daily Mail, në artikull kujton dhe gjobën që fotbollisti shqiptar mori në vitin 2018 në një ndeshje të Kupës së Botës. Teksa luante për skuadrën e Zvicrës, ai bëri simbolin e shqiponjës me duar, duke u gjobitur më pas nga FIFA.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve