Kontrolle nga toka dhe deti, policia rrit vigjilencën për mjetet lundruese në Durrës
Pas vdekjes tragjike të 7-vjeçares në Potam, janë shtuar kontrollet dhe rritur masat për sigurinë në brigjet shqiptare.
“Euronews Albania” iu bashkua aksioneve tokësore dhe detare të policisë në Durrës. Dy patrulla të policisë kufitare monitorojnë detin 24 orë.
Të ndarë një në Gjirin e Durrësit dhe një në Gjirin e Lalëzit, efektivët kontrollojnë çdo mjet motorik nëse është i pajisur me dokumentacion. Të enjten u sekuestruan 2 mjete lundruese.
Nga ana tjetër, 4 patrulla policie monitorojnë nga toka vijën bregdetare. Në fokus të tyre janë vendqëndrimet, korridoret e sigurisë, por edhe dokumentacioni për posedimin e mjeteve lundruese.
Pas ngjarjes në Potam, asnjë mjet motorik nuk do të vendoset në breg.
Policia shpjegon se ato duhet të qëndrojnë 300 metra larg bregut. Do të jenë kompanitë që japin mjetet me qira, ata që do t’i transportojnë pushuesit deri atje.
Korridori i sigurisë, më parë 200 m, tani duhet të jetë minimalisht 300 metra i gjatë dhe në të nuk duhet të notojë asnjë pushues.
Me shtimin e këtyre masave, policia synon t’u ofrojë pushuesve sigurinë, që ata që kanë mjete motorike nuk do t’u rrezikojnë më jetën.
Për Durrësin, masa të tilla kanë rezultuar efektive, sepse qyteti bregdetar nuk ka regjistruar asnjë incident detar gjatë sezoneve verore.
LEXONI GJITHASHTU
Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari
- 11:16 Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
- 11:09 Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
- 10:48 Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 10:41 Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
- 10:38 U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det
- 10:35 Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s