Epidemiologia: 125 fëmijë të prekur nga COVID-19 në Shqipëri, vetëm foshnja 2-muajshe është shtruar

3 Korrik 2020 | 14:49

90 raste me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë dhe 3 persona kanë ndërruar jetë. Ndërkohë në spitalin infektiv po marrin trajtim 80 pacientë, mes të prekurve është dhe një fëmijë 2 muajsh.

Marjeta Dervishi, epidemiologe pranë ISHP tha për Euronews Albania, se foshnja 2 muajsh dhe nëna e saj janë shtruar me shenja klinike të COVID-19 kryesisht temperaturë, dhe janë në monitorim të plotë nga pediatri në gjendje të stabilizuar.

Teksa theksoi se rasti i foshnjës 2-muashe me COVID-19 është i pari në Shqipëri kur një fëmijë paraqitet me shenja klinike dhe shtrihet në spital, pasi siç shpjegoi në përgjithësi rastet e fëmijëve tek ne kanë shkuar mirë

Znj. Dervishi tha se që nga nisja e pandemisë në vendin tonë janë infektuar me COVID-19, 125 fëmijë.

Epidemiologia e lidhi numrin e shtuar të rasteve me COVID-19 në vendin tonë gjatë javëve të fundit me lehtësimin e masave pas karantinës, e shoqëruar kjo edhe me një mungesë të theksuar bashkëpunimi nga qytetarët në zbatimin e masave mbrojtëse.

“Duhet të ketë një rritje të ndërgjegjësimit për të respektuar masat që janë fare të thjeshta. Është i detyrueshëm përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, virusi është mes nesh.

Pas periudhës së karantinës ka ndodhur e kundërta, nuk kemi pasur respektim të masave mbrojtëse”, tha znj. Dervishi.

 

Lexoni gjithashtu: 

3 viktima dhe rekord rastesh të reja me COVID-19 në Shqipëri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026