Bashkia, tender për projektimin e teatrit të ri

3 Korrik 2020 | 16:37

Një ditë mbas shembjes së Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës publikoi projektin e Bjarke Ingels, në bazë të të cilit do të ndërtohej teatri i ri.

Mirëpo këtë të premte, bashkia ka hapur një procedurë për projektin e Teatrit të ri Kombëtar me një fond limit prej rreth 60 milionë lekësh.

Rreth dy muaj pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për “Studim-Projektim “Ndërtim i Teatrit Kombëtar”, duke konfirmuar në këtë mënyrë se vendimi për ndërhyrjen me forcën e policisë dhe të fadromave është kryer pa një plan konkret për rindërtimin e tij.

Nisja e kësaj procedure mund të hasë në disa probleme. Vetë Bashkia ka deklaruar se teatri do të ndërtohet sipas projektit të Bjanke Ingelsit. Vetë Ingels e kreu studimin me porosi të kompanisë ‘Fusha’, e cila nuk është më zhvilluese e këtij projekti.

Tashmë nuk dihet nëse Bashkia do të paguajë këtë projekt nga taksat e qytetarëve për të shlyer kompaninë për një punë që nuk u lejua ta bënte, apo nëse bëhet fjalë për një projekt të ri.

Ndërkohë, janë ngritur edhe disa padi penale për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe kësisoj ka dhe një rrezik financiar nëse hapen procedura prokurimi, sepse mund të shpenzohen para publike në rast se mund të humbet përballja në një proces gjyqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026