Petkoviç: Shpresoj që Kosova ta marrë seriozisht dialogun në Bruksel

5 Gusht 2022 | 20:44

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç shpreson që Kosova ta marrë seriozisht dialogun e ardhshëm që do të zhvillohet në Bruksel.

Gjatë një takimi që pati me nënkryetarin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Jergens Frederik, Petkoviç theksoi se dialogu duhet të shërbehjë si hapësirë ​​për zgjidhje diplomatike të problemeve në terren, shkruan RTS.

Sipas tij, se fakti që Kosova refuzon formimin e Asosacionit, tregon se autoritetet në Pristhinë nuk janë të interesuar për sigurinë apo të drejtat e serbëve, por për konfliktet dhe krizat.

“Prandaj Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj dialogut si kornizë e vetme për zgjidhjen e krizave dhe problemeve në terren dhe në muajin e ardhshëm do të përballemi me një luftë të rëndësishme diplomatike për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, theksoi Petkoviç.

Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen më 18 gusht në Bruksel.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano i cili tha se të dy liderët kanë pranuar ftesën e përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell. Në këtë takim do jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026