Granit Xhaka nën hetim, Çarçani: E vështirë që mafia të operojë në nivele të larta

5 Gusht 2022 | 21:00

Gazetari sportiv, Gerti Çarçani thotë se mafia e basteve e ka të vështirë që të trukojë ndeshje të niveleve të larta, si të klubit të Arsenalit, pjesë e së cilës është Granit Xhaka, i cili është vënë nën hetim.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çarçani u shpreh se është faza e parë e hetimit dhe se federata zviceriane po klubi i Arsenalit nuk po kryejnë hetime paralele.

“Nuk kam hulumtuar për të bërë një hulumtim të plotë. Nuk kam parë federatën që të bëjë një hetim paralel. Nëse ka një diçka të konfirmuar, federata dhe klubi do bëjnë lëvizjet e tyre. Është faza e parë, është për t’u parë. Do zbardhet nëse realisht nuk është një fiasko.

Në të tilla historira pjesa ebasteve është e qenësishme dhe gëlon në të gjitha vendet e botës, edhe në Shqipëri. Mafia e basteve nëse do që të trukojë një ndeshje, mund të lidhet dhe të operojë, por jo në nivele të këtij lojtri të tillë që operojnë nga brenda, që lojtari përkatës të tolerojë ndonjë ndeshje, por kurrsesi në këto nivele”, theksoi Çarçani.

Futbollisti i Arsenalit dyshohet se mund të jetë i përfshirë në mafien shqiptare, bashkë me një ish-futbollist profesionist.

Hetuesit po shqyrtojnë rastin kur gjatë muajit qershor në ndeshjen Arsenal-Leeds, 29-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë, për të cilin dyshohet se e mori qëllimisht.

Dy muaj më parë, Federata Angleze iu drejtua Agjencisë Kombëtare të Krimeve që të shqyrtonte rastin e Xhakës.

Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare qëndroi mbi topin për rreth 20 sekonda para se të ndëshkohej dhe menjëherë pas ndeshjes u raportua se një shumë prej 250 000 stërlinash është fituar për këtë karton të verdhë të marrë nga ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026