Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme në Beograd, masa të reja anticovid

3 Korrik 2020 | 19:00

Serbia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Beograd, pasi ditët e fundit ka pasur një rritje të madhe të shkallës të të infektuarve me Covid-19. Vendimi u mor pas sugjerimit nga shtabi i emergjencës, pasi 82.5% e të infektuarve janë regjistruar në kryeqytet.

Qeveria serbe ka vendosur masa të reja për Beogradin për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të coronavirus, masa të cilat do të jenë në fuqi deri më 18 korrik.

Nga këto masa parashikohet mbyllja e të gjitha lokaleve, restoranteve dhe klubeve të natës nga ora 11 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.

Në të gjitha hapësirat e mbyllura, pa përjashtim të gjithë duhet të mbajnë maskë dhe të ruajtën distancën prej 1.5 metra.

Mbajtja e maskës është e detyrueshme dhe në transportin publik. Të gjithë ata që do të kapen në shkelje, do të gjobiten me 50 euro.

Në 24 orët e fundit në Serbi janë zbuluar 309 raste të reja me COVID-19 nga testimi i mbi 8 mijë personave. Në të gjithë vendin aktualisht janë mbi 2 mijë raste aktive ndërsa 85 persona janë në respirator. Në total, deri tani Serbia ka pasur mbi 15 mijë raste me coronavirus, ndërsa numri i vdekjeve është 292.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026