Shtyhet seanca për Adriatik Llallën, shkak gjendja shëndetësore e gjyqtares

3 Korrik 2020 | 19:35

Ka dështuar serish seanca paraprake ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i akuzuar për fshehje pasurie. Shkak për shtyrjen është bërë gjendja shëndetësore e gjykatëses, Irena Hoxha, e cila e kishte të pamundur të merrte pjesë.

Në këto kushte seanca tjetër u caktua në datën 9 korrik. Në seancën paraprake pritet të vendoset nëse dosja kalon për gjykim në themel apo gjykatësi paraprak ia kthen prokurorisë dosjen për plotësim.

Kjo është hera e dytë që Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shtyn seancën paraprake për ish-kryeprokurorin. Ndaj Adriatik Llallës janë ngritur akuzat mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë.

Hetimet ndaj tij nisën nga Prokuroria e Durrësit pasi në vitin 2018, pasi nuk kishte deklaruar një shumë monetare në kufi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026