Bayern prezanton Sane, 24-vjeçari nënshkruan për 5 sezone: Dua të fitoj Champions League
Leroi Sane u prezantua këtë të premte si lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut. 24-vjeçari rikthehet në Gjermani pas 4 sezonesh tek skuadra e Manchester City. Në fjalët e tij të para pas prezantimit, Sane ka deklaruar se objektivi kryesor për të është fitimi i Ligës së Kampioneve, një trofe që atij i ka munguar.
“Bayern është një klub i madh me objektiva madhore. Ishte zgjedhja e parë për mua. Dua të fitoj sa më shumë trofe këtu, por mbi të gjitha dëshiroj që të fitoj Champions League, pasi nuk e kam fituar më parë. Champions League është një ëndërr për këdo”, tha Sane.
Edhe shefi i klubit të Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, u shpreh mjaft i lumtur që lojtari i Kombëtares së Gjermanisë është bashkuar ta, duke e cilësuar si një prej më të mirëve anësorin.
“Qëllimi ynë është që të marrim lojtarët më të mirë dhe mund të them se kemi një xhevahir tjetër në klub. I dimë aftësitë e tij, pasi e kemi parë në fushë, shpresojmë që të përshtatet shpejt”, u shpreh Rummenigge
Pavarësisht se klubi nuk i ka zbuluar shifrat e transferimit, mediat gjermane kanë mësuar se Sane u ka kushtuar 45 milionë euro kampionëve të Gjermanisë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut