Arrestohen gazetarët në Rusi, kërkojnë lirimin e gazetares Prokopyeva, rrezikon 6 vite burg
Të paktën 17 persona, në mesin e të cilëve kishte edhe gazetarë, u arrestuan ditën e premte në Rusi. Ata u akuzuan për organizimin e protestave, të cilat kërkonin lirimin e një gazetareje të arrestuar dy vite më parë me akuzën e justifikimit të terrorizmit.
Svetlana Prokopyeva, e cila mund të përballet me një dënim deri në 6 vite burg nëse shpallet fajtore, u arrestua në nëntor 2018 kur ajo përdori programin e saj radio për të diskutuar rastin e një të riu 17-vjeçar, i cili shpërtheu veten në zyrën e Federale të Sigurisë (FSB) në qytetin e Archangelsk.
Në incidentin, që më pas u quajt akt terrorist humbi jetën vetë i riu dhe tre persona të tjerë. Në programin e saj, Prokopyeva kritikoi mënyrën se si shteti trajtonte mendime e kundërshtarëve të vet, duke thënë se qasja e saj mund të çonte në veprime radikale në Archangelsk.
Protestuesit kanë shprehur frikë se çështja e Prokopyeva mund të pasohet nga më shumë shtypje në vend, pasi njerëzit nuk janë në gjendje të protestojnë lirshëm për shkak të kufizimeve të vendosura nga COVID-19. Gjykata pritet të shpallë vendimin përfundimtar të hënën.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania